Lajçak takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Komandantin e KFOR-it, Ozcan Ulutas.

Sipas njoftimit, të KFOR-it të bërë në Facebook bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për sigurinë qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

”KFOR vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./21Media

Back to top button