Lajçak takohet me të sanksionuarin e SHBA-së, reagon deputeti i VV-së

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me të sanksionuarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikësh njëherësh udhëheqësin e serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, të premten në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.

Dodik është i njohur edhe si lider pro-rus dhe është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.

Milorad Dodik është sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.

Për këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha. Ai i është drejtuar DASH-it nëse e mbështet Lajçakun edhe pasi ai takon njerëz të sanksionuar nga SHBA-ja.

“Një pyetje për Departamentin e Shtetit Amerikan: A e mbështesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?!” ka shkruar ai në Facebook.

Back to top button