Pahor takon Osmanin: Dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor në margjina të Forumit Diplomatik që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Sipas njoftimit të Pahorit, ata diskutuan për situatën në rajon, “veçanërisht për bllokimin e dialogut Prishtinë-Beograd”.

“Presidentja Vjosa Osmani mbështeti qëllimet dhe aktivitet e institucionit të porsaformuar, Miqtë e Ballkanit Perëndimor #FoWB”, tha Pahor në një postim në platformën X.

Back to top button