Lajçak takon Bislimin, mezi pres vizitën time në Kosovë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
“Në vijim të takimit të djeshëm të dialogut me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka th]në Lajçak.
“Mezi pres vizitën time në Kosovë së shpejti, për të diskutuar modalitetet e zbatimit. Theksoj rëndësinë e marrëveshjes për aneksin e zbatimit për të garantuar se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet”, ka shkruar Lajçak në Tweet duke publikuar edhe një fotografi të takimit me Bislimin.
Gjatë takimit të djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sipas zyrtarëve evropianë, palët u pajtuan që s’ka nevojë për diskutime të mëtejme për Planin evropian. Megjithatë, s’pati ndonjë marrëveshje. Takimi i ardhshëm do të jetë më 18 mars në Maqedoni të Veriut./21Media

Back to top button