Lajçak takon këshilltarin diplomatik të presidentit Macron, flasin për gjendjen në Ballkanin Perëndimor

Emisari i i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi , Miroslav Lajçak është takuar me këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Macron për Ballkanin Perëndimor, Emmanuel Bonne.

Lajçak ka bërë të ditur se në këtë takim që u zhvillua në Mynih, është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Është mirë që të kemi një diskutim strategjik për Ballkanin Perëndimor me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit Macron në margjinat e #MSC2024 . Faleminderit për mbështetjen e fortë në përpjekjet tona në rajon”, ka shkuar Lajçak në “X”./21Media

Back to top button