Lajçak takon këshilltarin e Scholz, thotë se Gjermania po i jep mbështetje të fuqishme punës së tij
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së enjte ka takuar Jens Plotner, këshilltarin për Politikë dhe Siguri të Jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Lajçak ka thënë se gjatë takimit me Plotner është diskutuar për vizitën e fundit të tyre në Ballkanin Perëndimor.
“Një takim shumë i mirë me Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik i kancelarit Scholz, në Berlin. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë në punën time”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media
Very good meeting with Jens Plötner, Chief diplomatic adviser of 🇩🇪 Chancellor Scholz, in Berlin. We spoke about our recent visit to the Western Balkans, as well as current developments and next steps in the normalisation process. Grateful for strong 🇩🇪 support to my work. pic.twitter.com/DReQ8oBIh7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 29, 2022
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?