Lajçak takon komandantin e KFOR-it
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, Franco Federici në kuadër të vizitës së tij tre ditore në Prishtinë.
“Komandanti i KFOR-it, Franco Federici ka mirëpritur në selinë qendrore të KFOR-it, Përfaqësuesin Special për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak me rastin e vizitës së tij në Kosovë së bashku me Shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR Commander, MG Franco Federici, welcomed at #KFOR HQ the EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue, Mr. Miroslav Lajcak, on the occasion of his visit to #Kosovo together with the Head of EU Office / European Union SR in Kosovo, Mr. Tomáš Szunyog. pic.twitter.com/tiVewV7Yvj
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) September 16, 2021
Lajçak gjatë vizitës së tij në Kosovë sot është takuar edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin dhe pritet të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të kosovës, Lumir Abdhixhikun./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?