Rama mesazh Bashës: Jemi gati për çdo lëshim që ju doni
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ishte gati të bashkëpunonte me Bashën për disa propozime të opozitës por kishte një paralajmërim.
“Të jemi të qartë. Nuk duam asnjë lëshim nga ju por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju bëni. Ne nuk na duhet asnjë votë e juaja dhe nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk e dëshironi, por jemi gati të merremi vesh me ju për çdo gjë që ju dëshironi dhe i bën mirë vendit njerëzve dhe të ardhmes.I kemi dëgjuar në distancë disa synime tuaja. Jemi të hapur të dialogojmë drejtëpërdrejtë me ju por një gjë mbani mend: me urdhra me kërcënime me ultimatume me ne nuk keni arritur dhe nuk do të arrini asgjë, ndërsa me komunikim të drejtëpërdrejtë duke folur me njëri tjetrin mund të merremi vesh për shumëçka”.
Rama tha se nuk do të pranojë ndërmjetësues të huaj.
“Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumicë qeverisëse nuk do të pranojë asnjëlloj ndërmjetësuesi të huaj për të zgjidhur problemet krizat e berndshme politike. Ato shkaktohen alla shqiptarçe nga ne e nga ju prandaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne e ju. Jo duke folur anglisht por vetëm shqip.” /oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?