Lajçak thotë se nuk ka asgjë teknike në dialogun Kosovë-Serbi
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar në Bruksel me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë e bëri të ditur Lajçak, përmes një shkrimi në Twitter.
Ai ka deklaruar se gjithçka në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është shumë politike dhe se asgjë s’ka teknike.
“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak./21Media