Lajçak tregon çka bisedoi me kryenegociatorët në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë Petar Petkoviq.
Në një postim në Twitter Lajçak ka thënë se kanë diskutuar një listë të gjatë të çështjeve të dialogut, duke filluar me zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Tutje Lajçak ka theksuar se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?