Lajçak: Vuçiq ngriti shqetësime për situatën e serbëve në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ky i fundit është i shqetësuar, për “gjendjen e serbëve në Kosovë” .
“Në takimin e sotëm me presidentin Vuçiq në përgatitjen për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të mëdha për situatën e serbëve të Kosovës. Kam theksuar se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduar në dialog”, ka shkruar Lajçaku në X.
Në anën tjetër Vuçiq pas takimit me Lajçak ka deklaruar se për 72 orë do t’i prezantojë kërkesat e shtetit të tij “për shkak të sulmeve brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?