Lajçaku dhe këshilltarët e Macronit e Scholzit nisin takimin me Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajnçak bashkë me këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe atij të Francës, Emmanuel Macron, kanë mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëllim i vizitës është të eksplorohen opsionet për përparim në dialog.
Ai ka thënë se janë planifikuar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media

Back to top button