Lajçaku kërkon që Kosova të mos i frikësohet Asociacionit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në një konferencë për media ka folur edhe për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të frikësohet nga krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pasi një gjë e tillë sipas tij, nuk do të thotë krijimi i republikës serbe.
“Kosova është palë e barabartë në dialog, Kosova ka 50 për qind e të drejtës së fjalës që do të thotë se asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovës pa u dakorduar Kosova. Unë dëgjoj shpesh qe nuk duam një republikë serbe.E kemi bërë shumë të qartë se askush nuk dëshiron një republikë serbe. Ato që janë dakorduar duhet të zbatohen. Këtë po ia themi si palës kosovare edhe asaj serbe”, ka thënë ndër tjera Lajçak./21Media 

 

Back to top button