Lajm i mirë për familjarët e të burgosurve

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, ka vendosur që t’i lehtësojë masat për vizita.
SHKK-ja nga dita e martë do të lejojë dy persona të rritur dhe një fëmijë në vizita për të burgosurit në institucionet korrektuese. Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse, secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19 jo me i vjetër se 48 orë, për fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19, lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmoi testin për COVID- 19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues dhe lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button