Lajm i mirë për Gjilanin, do të rinovohet palestra “Bashkim Selishta-Petriti”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se palestra e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan do të rinovohet, dhe do të ofrojë kushte moderne për sportistët.

Për këtë çështje sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni.

Ky projekt është investim i komunës dhe ministrisë, dhe kap vlerën e 2.3 milionë eurove.

 

Back to top button