Krasniqi takon Sarrazinin: BE të heqë sanksionet ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Krasniqi ka thënë se për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat siç shkruan ai po vuajnë më së shumti qytetarët e Kosovës.

“Zhvillimet politike në vend dhe rajon ishin tema të diskutimit tonë, për të cilat shkëmbyem qëndrimet tona. Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë. PDK, si përherë, me bashkëpunim dhe përgjegjësi, do të angazhohet të ruaj interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”./21Media

Back to top button