Lajm i mirë për studentët

50 mijë e 778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët!”, ka thënë Muari përmes një shkrimi në “Facebook”./21Media

Back to top button