Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Florian Filës nga Gjakova.
Sipas Policisë, 22-vjeçari është i dyshuar për dhunim
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor. I dyshuari në fjalë i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Lidhur me rastin “Dhunim” janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur./21Media

Back to top button