Lama: Ambasadat janë shndërruar në zyre partiake

(Lajm i përditësuar)


Lama: Ambasadat janë shndërruar në zyre partiake

Ish diplomatja Alma Lama në emsioin “Click” në RTV21 tha se zyrat e ambasadave të Kosovës janë shndërruar në zyre pariake specifikisht të partisë në pushtet.

“Nxjerrin njoftime organizojnë takime, fushata nuk ka filluar por ata po e bëjnë këtë…nuk do të të thotë që nuk kanë të takohen por jo të shndërrohën në vegla sepse ata përfaqësojnë shtetin”, tha Lama


Memorandumi i MPJ-së për KQZ-në, Lama: Antikushtetues tregon panikun për vota

Analistja Alma Lama në emisioin “Click” në RTV21 duke komentuar memorandumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tha se kjo është antikushtetuese.

“Më këtë ministrja e jashtme ka treguar se nuk e njeh se si funksionon shteti….nuk e di që Minsitria e Jashtme nuk ka kompetenca t’i shkruajë KQZ-së, unë nuk besoj se ata do t’i kthejnë përgjigje dhe nuk besoj se do ta marrin seriozisht, nuk mund të përzihet asnjë lloj ministrie në KQZ, poitika e ka përfunduar punënë e saj në momentinqë paralamenti e ka miratuar ligjin e saj”, tha ajo.

“Unë nuk mendoj se KQZ do të bjerë në grackën e politikës sepse do ta rrënonte ende pa filluar procesin zgjedhor dhe kredibilitetin e tij.

Sipas saj është e papranueshme që MPJ-ja të tenojë t’i përdor ambasadat si degë të partisë
“Ky zell i madh për të ndërmarrë iniciativa antikushtetuese….nga njëra anë tregon mosdijen në tjerën anë dhe panikun për vota”, tha ajo/21Media

Back to top button