Lama: Hedhja e votimit të fshehtë e cila ndodhi sot në Kuvend është në kundërshtim me qfarë do lloji të parimit demokratik

(Lajm i përditësuar)


Lama: Hedhja e votimit të fshehtë e cila ndodhi sot në Kuvend është në kundërshtim me qfarë do lloji të parimit demokratik

Ish deputetja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me seancën e nëntë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ajo tha se sikurse nga seancat e kaluara u dëshmua edhe sot që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë konsideratë për rregullat demokratike.

Ajo deklaroi seAlma  hidhja e votimit të fshehtë në mes të seancës është në kundërshtim me qfarë lloj të parimit demokratik.

“Ashtu sikurse seancat e kaluara ka bllokim të qëllimshëm u dëshmua edhe më shumë që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë konsideratë për rregullat demokratike, për procedurat dhe për sundimin e ligjit. Sepse të përpiqesh të ndërrosh rregullat e lojës në mes të lojës siç u tha më herët është tërësisht e papranueshme. Do të thotë kjo që ka ndodhur sot që të hidhet në votim të fshehtë në mes të procedurës, në mes të seancës është në kundërshtim me çfarë do lloj parimi demokratik”, tha Lama. /21Media


Lama: Do të ishte e rëndësishme të dihet nga Krasniqi nëse propozimi për votim të fshehtë është diskutuar sot me Kurtin

Ish deputetja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me takimin e Albin Kurtit me Memli Krasniqin ka thënë se do të ishte e rëndësishme të dihet nga i pari i PDK-së nëse propozimi për votim të fshehtë është diskutuar sot me Kurtin.

Ajo shton se kjo do të ishte e rëndësishme dhe në interes të publikut të bëhet publike nga Krasniqi.

“Do të ishte shumë e rëndësishme të dimë nga Krasniqi dhe ai besoj që duhet për interes të publikut ta bëjë publike nëse ky propozimi për të kaluar në votim të fshehtë është diskutuar sot në takim me Kurtin”, tha Lama. /21Media

Back to top button