Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Kriza në Kuvend do të vazhdojë derisa kjo çështje nuk referohet në Gjykatë Kushtetuese

(Lajm i përditësuar)


Peci: Kriza në Kuvendi do të vazhdojë derisa kjo çështje nuk referohet në Gjykatë Kushtetuese

Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 deklaroi se qështja e Kuvendit me krizë do të vazhdojë deri sa kjo qështje nuk i referohet Gjykatës Kushtetuese.

“Mirëpo unë besoj që opinoni i gjërë publik tani e ka parë dhe realisht çfarë është duke bërë, unë personalisht mendoj që kjo krizë do të vazhdojë deri sa kjo çështje nuk referohet në Gjykatë Kushtetuese edhe mendoj që kemi nevojë edhe njëherë me lodhë Gjykatën Kushtetuese”, tha Peci. /21Media


Peci: Qeveria e tanishme është duke abuzuar me pushtetin

Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 u shpreh se qeveria në detyrë me Albin Kurtin është duke abuzuar me pushtetin me vendimet që janë duke marrrur.

“Qeveria e tanishme është duke abuzuar me pushtetin, ata nuk kanë të drejtën kur ju ka dalur mandati, kur as në Qeveri në detyrë mos janë realisht, me marrë vendime çfarë janë duke marrë edhe ky është abuzim klasik me pushtetin, e të njëjtin abuzim po tentohet të bëhen edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha Peci. /21Media


Peci për takimin e Kurtit me Krasniqin: Mendoj që në një formë i është mbyllur dera e dialogut politik

Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me takimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin, ai ka thënë se ky takim ka sjellur mbyllje të dialogut politik.

“Pikërisht pas takimit me kryetarin e PDK-së Krasniqin dhe Kurti dhe LVV e bënë këtë lojë me të cilën unë besoj që ka humbur në tërësi edhe aj pak besim i ndërsjelltë që ka ekzistuar në mes LVV-asë dhe partive të tjera. Në këtë rast PDK-së po flasim, edhe me këtë mendoj që në një formë i është mbyllur edh edera e dialogut politik”, tha ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button