Muhaxhiri: Kurti ishte i përgatitur shumë mirë, fjalimi ishte korrket

(Lajm i përditësuar)


Muhaxhiri: Kurti ishte i përgatitur shumë mirë, fjalimi ishte korrket

Analisti Artan Muhaxhiri e vlerësoi si paraqitje korrekte atë të kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Sgurimit.

“Kyreministri Kurti ishte përgatitur shumë mirë , një kollazh i informatave për atë se #farë ka ndodhur një kombinim edhe i të kaluarës edhe i tashmes , disa ironi e disa personalizime kur e përmendi faktin që Vuçiqi ka qenë minsitër i Millosheviqit “,tha Muhaxhiri, në emsionin “Click” në RTV21

“Për dinarin nuk foli aq shumë ishte vetëm një pjesë, një sekuencë”, shtoi ai duke thënë se ky fjalim ishte shumë korrket.


Lama: Kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit nuk është në interest ë Kosovës

Analista Alma Lama në emsionin “Click” në RTV21 duke komentuar zhvillimet në Këshillin e Sigurimit,  tha Vuçiq po tentojë të mbrohet me sulm,dhe ta atakojë Kosovën në mënyrën më brutale

“Vuçiq po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë për të atakuar Kosovën, pikërisht kjo nuk i duhej Kosovën, nuk i duhej që nëpër mjet veprimeve që sigurisht janë të ligjshme por jot e menduara mirë të shkaktohen këto problem të cilat po e dëtmtojnë imazhin e Kosovës. Ky është një spektakël që i intereson Vuçiqit, por duket që i intereson edhe Qeverisë së Kosovës për një lloj përballje që mund të themi që më së shumti u flitet audiencave respective, votuesve të tyre që si njëri e sfidoj tjetrin, por unë mendoj që në interes të Kosovës kjo mbledhje e nivelit aq të lartë në Këshillin e Sigurimit nuk është.”, tha Lama./21Media

Back to top button