Kurti: Nuk duam të hakmerremi, duam drejtësi

(Lajm i përditësuar)


Kurti: Nuk duam të hakmerremi, duam drejtësi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në adresimin e tij të dytë në Këshillin e Sigurimit tha se Serbia duhet të ndaloj se fantazuari se Kosova kërkon hakmarrje për krimet e luftës në Kosovë.

“Ne nuk do të hakmerremi. Dua drejtësi dhe drejtësi është drejtësi duke mos qenë hakmarrje. Në mënyrë që të kemi paqe, raporte normale, ata duhet të ndalen së fantazuari se ne po kërkojmë hakmarrje. Unë si kryeministër iu garantoj se nuk po kërkojmë hakmarrje”, tha ai.

Derisa , Vuçiq kërkoi sërish fjalën por një gjë e tillë nuk iu mundësua pasi që mbledhja u shpall e mbyllur.


Kurti: Dinari serb nuk është i ndaluar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit tha se dinari nuk është i ndaluar në Kosovë dhe se serbët mund ta mbajnë atë.

“Por që euroja është valuta e vetme si mjet pagese. Vetëm euroja është mjet pagese. Kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihmë sociale, grante për arsim e shëndetësi për komunat me shumicë serbe , të gjithë i pranojmë dhe pa kurrfarë problemi. Nuk kemi asnjë rast që një qytetar serb i Kosovës ka thënë se nuk i pranojmë këto sepse janë në euro. Në vendin fqinj, në Mal të Zi, diku një çerek i popullsisë deklarohen si serbë, por që e kanë euron si valutë, serbët e rëndomtë nuk e urrejnë euron, është valutë pagese, mund të mbash para në çfarëdo lloj valute që dëshiron.”, tha Kurti

Ai tha se gjatë këtij muaji do të bëjë komunikim me serbët dhe do t’i informojë ata lidhur me dinarin.

“Do të flas në serbisht ashtu që të më kuptojnë ndoshta më mirë e më qartë. Sepse ne që kemi qenë nën okupimin e Serbisë e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë. Do të flas në serbisht, nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq serbë, kam ministër në Qeveri, partia ime me votë të fshehtë e ka votuar zëvendësavokatin e popullit serb. Një prej katër anëtarëve të bordit në Trepçë që është ndërmarrja më e madhe minerale, Dragisha Kërstoviq nga Leposaviqi, është serbe.”, tha Kurti

“Jam kritikuar për veprime të njëanshme, por unë jam kryeministër për shkak se Kosova është Republikë, po të mos ishte vendi im Republikë, unë nuk mund të bëhesha kryeministër, pra i mbroj interesat e një republike demokratike. Për veprime të dyanshme, në të kundërtën e njëanshme, të nënshkruajmë marrëveshjen, të cilën e kemi dakorduar si tekst. Kemi marrëveshje, por që të mos kemi shkelje të marrëveshjes, për ta respektuar dhe zbatuar atë plotësisht unë po them që të marrim një veprim bilateral që do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes, ashtu që të përmbahemi dhe t’i përkushtohemi me nënshkrime tekstit dhe frymës së marrëveshjes.”, deklaroi kryeministri Kurti.


Franca i kërkon Serbisë t’i vëjë para drejtësisë sulmuesit e Banjskës

Përfaqësuesi i Francës në OKB tha  dënon sulmin serb në Banjskë të Zveçanit. Ai kërkoi Serbisë t’i vë fajtorët para drejtësisë. “Ky do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve. Franca thekson thirrjen për pezullimin e vendimit menjëherë që të mundësohet një periudhë e tranzicionit…I dënojmë sulmet në Banjskë, kërkojmë që Serbia t’i vë fajtorët para drejtësisë”, ka thënë përfaqësuesi francez.

Derisa kritkoi edhe Kosovën për çështjen e ndalimit të dinarit serb, duke ftuar BQK-në që vendimi të pezullohet menjëherë.


Sllovenia kërkon Kosovës dhe Serbisë që t’i  kthehen dialogut

Përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të përkushtohen ndaj dialogut.

Sipas Sllovenisë  duke shtuar se përparimi dhe normalizimi janë thelbësorë që të dyja palët të vazhdojnë rrugën e tyre drejt BE-së.

Sllovenia po ashtu ngriti shqetësimin për sulmin ndaj trupave të KFOR-it nga protestuesit serbë në veri, duke thënë se Kosova e Serbia duhet të përmbahen nga veprimet që nxisin dhunë.

“Ftoj palët të mos ndërmarrin veprime që do të ndikojnë në rrezikimin e raporteve. Disa brenga të avancimit të ngadaltë me raportin e sulmit në Banjskë dhe dhuna ndaj stafit të KFOR-it është e papranueshme. Serbia e Kosova mund të punojnë bashkë”, tha përfaqësuesi i Sllovenisë.


Britania kritikon Kosovën për rregulloren e BQK-së

Mbretëria e Bashkuar tha se  zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, deri më tani ka treguar se ka shpërfillur ndikimin që kjo rregullore ka ndaj komuniteteve joshumicë në Kosovë.

“Së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme. Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumëetnike që është ngulitur mu në zemër të Kushtetutës së Kosovës. Sa i përket veprimet e fundit. BQK-ja ka kërkuar që të zbatojë përgjegjësitë e veta për rregullimin e valutave të huaja, por që implementimi i këtyre masave nga Qeveria e Kosovës ka treguar vëmendje të paktë për sa i përket ndikimit në komunitetit serb. Autoritetet e Kosovës duhet të ndërtojnë një plan të qartë që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje e gjithanshme”, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

Dersia Mbretëria e Bashkuar i bëri thirrje Serbisë t’i vë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë.


SHBA thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe t’i kthehen dialogut

Ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield kërkoi  nga Serbia dhe Kosova që të përmbahen nga veprimet që tensionojnë situaten, e t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE, prcjell portal rtv21.tv

SHBA po ashtu i kërkoi Kosovës që ta shtyejë vendimin për  dinarin.

“Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Kështu edhe njëherë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani por që të shtyhet deri sa  të ketë procedrua të kënaqshme në përputhje me  standarte evorpiane dhe praktikat e qeverisjes së mirë“, tha ajo

Derisa SHBA, kritikoi Serbinë që nuk ka marrë në llogari ata që organizuan sulmin e Banjskës.

“Edhe njëherë i bëjmë thirrje Serbisë që kërkojë llogari të plotë nga vperuesit organizatorët dhe sulmuesit e këtij sulmi.”  Tha ajo duke shtuar se  Serbia duhet të bashkëpunojë me KFOR-in që sulme të tilla mos të përsëritën më


Kurti fton Vuçiqin ta nënshkruajë marrëveshjen

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti  në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, tha që është i gatshëm që të nënshkruajë marrëveshjen në OKB. ”

“Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Përkundër ofertave të mia të përsëritura, z.Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë, e ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, tha Kurti.


Kurti ia përmend Vuçiqit rastin e Sandulloviqit dhe gazetarit serb që iku nga Serbia e erdhi në Kosovë

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti në mledhjen e Këshillit të Sigurimit përmendi rastin liderit opozitar e Sandulloviqit, i cili pasi kërkoi falje për krimet serbe në Kosovës u arrestua nga BIA serbe.

Kurti po ashtu përmendi rastine gazetarit serb Dimiq i cili erdhi në Kosovë duke thënë se regjimi autoritar i Serbisë e ka bërë jetën e pa jetushme për të atje.

Parapraksiht Kurti theskoi se Vuçiqi ishte minitër në qeverinë e Millosheviqit


Kurti për rregulloren e BQK-së: Nuk pengon Serbinë për ofrimin e ndihmës për serbët e Kosovës, çfarë do sygjerimi tjetër është propagandë

Kryeminitri i Kosovës Albin Kurti duke folur për rregulloren e  BQK-së tha se nuk e pengon Qeverinë e Serbisë për ofrimin e ndihmës financiare për serbët e Kosovës.

“Çfarë do sygjerimi i kundërt nuk është asgjë tjetër përveç propagandë e rrejshme dhe nxitje e tensioneve entike “, tha Kurti, përcjell portali rtv21.tv

Ai shtoi se rregullorja siguron ligjshmëri për importimin e parave

Kurti i quan pretendime të rrejshme akuzat e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i quajti pretendime të rrejshme deklarat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për shkelje të të drejtave të serbëve të Kosovës.

Kurti në fjalimin e tij përmendi krimet e luftës së Serbisë ndaj Kosovës, derisa u krenua me Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke thënë se garanton të drejtat e pakicave.

“Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20...Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëertnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë. Me krenari themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 ulëse të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë të serbëve veçanërisht. Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare.


Vuçiq për rregulloren e BQK-së: Sulm ndaj Serbëve të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq,  tha se e vendimin për ndalimin e dinarit, Kosova po krijon “kushte të padurueshme të jetës për serbët në Kosovë”

“kushte të padurueshme të jetës për serbët në Kosovë”.

Ai akuzoi Prishtinën se  po kryen “sulme të përhapura sistematike” ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë

“Në një situatë të tillë, pa një reagim të duhur, mund të shkaktohet një dëm i pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha ai.

“Me vendimin për të ndaluar transaksionet për dinarin, regjimi në Prishtinë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndalon çdo operacion në të gjitha institucionet shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore, që u mundësojnë serbëve që të kenë gjërat bazë”, tha Vuçiq.


Shefja e UNMIK-ut kritika Kosovës për rregulloren e BQK-së

Shefja  e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit tha se me vendimin  e Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit nuk është vepruar për shtensionim

“pa marrë parasysh ligjshmërisë dhe arsyetimit, veprimet duhet të merren duke marrë parasysh ndikimin te popullata e prekur”, tha ajo.

‘Derisa përmendi edhe marrëveshjet e arritura , kurse sulmin në Banjskë e cilësoi “incident tejet serioz”


Nis seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Sonte në Nju Jork ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ku për herë të parë do të merr pjesë kryeministri Albin Kurti, ndërsa nga Serbia do të jetë presidenti Aleksandar Vuçiq.

Seanca mbahet me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Prishtinës zyrtare që euroja të jetë valuta e vetme e vlefshme për pagesa nga data 1 shkurt, gjë të cilën po e kundërshton Beogradi zyrtar që kërkon vazhdimin e përdorimit të dinarit serb.

Kryeministri Albin Kurti së bashku me shefen e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla kanë udhëtuar tashmë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në KS të OKB-së.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka shkruar se në seancë do të ballafaqohen me sulmet, gënjeshtrat dhe propagandën e Vuçiq ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtarë, 10 jo të përhershëm, mandati i të cilëve është i kufizuar në dy vjet Algjeria, Ekuador, Guajana, Japonia, Malta, Mozambiku, Republika e Koresë, Sierra Leone, Sllovenia dhe Zvicra dhe pesë të përhershëm SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina, të cilët kanë të drejtën e vetos.

Takimi do të drejtohet nga Carolyn Rodríguez-Birkett, përfaqësuesja e Përhershme e Guajanës në OKB, e cila të hënën mori kërkesën e Serbisë për të thirrur një sesion të jashtëzakonshëm të KS të OKB-së.

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Sigurimit ka autoritetin të miratojë rezoluta, të cilat janë të detyrueshme për anëtarët e OKB-së.

Për të marrë vendime në Këshillin e Sigurimit pesëmbëdhjetë anëtarësh për të gjitha çështjet e rëndësishme, për shembull vendimet për zbatimin e masave të drejtpërdrejta që lidhen me zgjidhjen e konflikteve, kërkohet vota pozitive e nëntë anëtarëve.

Të gjithë anëtarët e përhershëm kanë të drejtën e vetos, e cila mund të përdoret për të parandaluar votimin e një rezolute.

Një votë negative nga një anëtar i përhershëm – një veto – parandalon miratimin e një propozimi, edhe pse ai mund të ketë shumicën e votave “po”. Abstenimi nga votimi nuk konsiderohet veto.

Back to top button