Lama: Kosova ka dështuar në politikën e jashtme

(Lajm i përditësuar)


Lama: Kosova ka dështuar në politikën e jashtme

Tutje në emisionin “Click”, analistja Alma Lama u shpreh se Kosova ka dështuar në politikën e jashtme dhe ka dështuar të mirëmbajë edhe raportet me shtetet mike të cilat kanë qenë të gatshme.

“Në politikën e jashtme Kosova jo vetëm që ka dështuar dhe nuk kupton se si funksionojnë shtetet në raport me interest e tyre por ka dështuar edhe për të mirëmbajtur ato raporte me këto shtete mike të cilat i kemi pasur të gatshme, do të thotë kjo qeveri i ka gjetur të gatshme, jo vetëm që nuk i mirëmban por i armiqëson dhe prndaj jemi në një situatë të tillë të konfliktit të vazhdueshëm me ta të humbjes së besimit dhe të fitimit të besimit ose të një lloj favori që i bëhet në mënyrë indeirekte Serbisë”, tha Lama.


Lama: Kosova po bënë politikë jo serioze, dështim diplomatik

Analistja Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21 ka folur rreth temës “Kurti i thotë jo asociacionit: a e mbylli derën e kie?”, ku tha se Kosova po bënë një politikë jo serioze.

“Fajsimi është, fajsimi i vendeve mike që i bëri sot dhe kjo sigurtisht do me thënë në kuadrin e politikës së viktimizimit siç ka bërë edhe herë të tjera kur nuk merr asnjë lloj përgjegjësie për veprimet e veta dhe u a len fajin gjithmonë të tjerëve Bashkësisë Ndërkombëtare ShBA-së personazheve, Escobar-it të cilin me dezinformata të cilën e sqaroi edhe ai vetë e shpallën edhe të lidhur me Serbinë, zyrtarëve të tjerë. Lajçakut të lidhur me Serbinë e tjerë e tjerë. Do të thotë politikë jo serioze, dështim diplomatik do të thotë besoj që është rast për studim me të vërtetë dhe na ana tjetër hipokrizi”, tha Lama./21Media

Back to top button