Lama: Kriza me dinarin – artificiale, po bëhet për të mos u implementuar asociacioni
Analisjta Alma Lama vlerësoi se kriza në lidhje me çështjen e dinarit është artificiale. Ajo në emisionin “Click” në RTV21 tha se një gjë e tillë bëhet për të mos u implementuar marrëveshjet.
“Në radhë të parë asociacioni , do të shkojë apo nuk do të shkojë, sigurisht mund të shkojë , mund të dërgojnë zyrtarë të tjerë kjo nuk ka shumë rëndësi tashmë, ajo çfarë është e rëndësishme është rezultati. Rezultati është një acarim i raporteve me BE-në , një paraqitje e Kosovës si një vend jokonstruktiv siç e tha përfaqësuesi I BE-së, si një vend që po krijon probleme”, tha Lama.
Sipas saj shqetësimi më i madh është ajo çfarë mund të ndodh me komunitetin serb.
“Sot nëpër mediat e botës raportohet se radhët e serbëve janë të mëdha sepse nuk kanë para për të marrë ndihmat nga shtetit i Serbisë dhe kjo me të vërtetë nuk shihet me sy të mirë. Kjo përveç se shifet si një burim tensioni dhe sigurie, shihet edhe si një sjellje jo fort e përgjegjshme nga ana e Qeverisë”, tha Lama./21Media