Radoiçiq feston lirshëm ditëlindjen në Kopaonik të Serbisë

Milan Radoiçiq, udhëheqësi i grupit terrorist serb që kreu sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri të Kosovës, është parë këto ditë në duke festuar ditëlindjen në Kopaonik të Serbisë.

Lideri i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë”, në Serbi Nemanja Sharoviq ka publikuar në rrjetin social “X” një video që sipas tij paraqet festën e kremtimit të ditëlindjes së 46-të Milan Radoiçiqit në Kopaonik.

Siç shihet në videon e transmetuar nga “Danas”, disa burra kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen komandant” përpara se të fillonin fishekzjarrët.

Para pankartës shihet një burrë, i cili ishte filmuar nga pas dhe që ngjan në Milan Radoiçiqin.

Radoiçiqi ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, u vranë tre sulmues. Shumica e sulmuesve ikën. Pamjet kanë treguar qartë udhëheqjen e grupit nga Radoiçiqi. Ai ka pranuar përgjegjësinë, ndërsa në Serbi është liruar.

Back to top button