Lama: VV ka demonizuar bashkëpunimin ndërpartiak

Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka folur mbi situatën politike të Kosovës, duke theksuar se një nga zhvillimet më të rëndësishme në vitet e fundit ka qenë demonizimi i bashkëpunimit ndërpartiak nga Vetëvendosje.
Ajo ka shtuar se, përkundër këtij qasjeje, partitë politike tani janë të detyruara të bashkëpunojnë për formimin e një qeverie të qëndrueshme.
”Ajo se çfarë ka ndodhur vitet e fundit me VV ka qenë demonizimi i bashkëpunimit ndërpartiak, subjektet politike janë të detyruara për bashkëpunim për ta formuar Qeverinë”, tha Lama./21Media