Lampard refuzon postin e trajnerit te Norwich

Ish-trajneri dhe legjenda e Chelseat nuk do t’i rikthehet detyrës së trajnerit.
Trajneri anglez Frank Lampard e ka refuzuar mundësinë që të bëhet trajner i skuadrës së Norwich Cityt, raporton ”Goal”.
Lampard ishte në bisedime me “Kanarinat”, por tani nuk e sheh vetën të përshtatshëm për Norwich.
Kështu, ish-mesfushori dhe trajneri i Chelseat Lampard është duke liruar rrugë për Dean Smith, që ky i fundit të jetë trajneri i ri i Norwich.
Javën e kaluar, Norwich e shkarkoi trajneri Daniel Farke pas fitores 2:1 kundër Brentford, ku në këtë sezon me Farke në krye ”Kanarinat” gjenden në pozitën e fundit pas 11 ndeshjeve me vetëm pesë pikë të arkëtuara.

Back to top button