13 viktima dhe 469 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

 
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3 mijë e 296 testime prej të cilave pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 469 persona.
Në po të njëjtën periudhë, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 375 pacientë, kurse betejën me virusin e kanë humbur 13 persona.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 8 mijë e 415./21Media

Back to top button