“Lamtumirë të gjithë zogjve”, Twitter do ta ndryshojë logon

Pronari i rrjetit social “Twitter”, Elon Musk, ka njoftuar të dielën se po kërkon ta ndryshojë logon e platformës, duke thënë “lamtumirë të gjithë zogjve”.

Në një postim në këtë faqe, pronari i platformës shtoi se nëse një logo e mirë postohet në orët e para të së dielës, do të punojnë që ajo të shfaqet në mbarë botën pas disa orësh.

Musk postoi një imazh të një “X-i” lëvizës dhe më vonë me anë të një bisedë audio në Twitter Spaces u përgjigj “Po” kur u pyet nëse logoja e Twitterit do të ndryshonte.

“Duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”, ka shtuar ai.

Që kur Musku e ka blerë Twitterit në tetor, kompania ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, duke vënë në pah vizionin e miliarderit për të krijuar një aplikacion si “WeChat” i Kinës.

Zogu u zëvendësua përkohësisht në prill nga qeni Shiba Inu.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button