Lansohet softueri që mendon

Sallie është softueri i ri i cili mendon, mëson dhe zhvillohet si njeriu.
Këtë softuer e prezantoi kompania “Future AI” e cila merret me inteligjencën artificiale. Ajo lansoi prototipin e saj.
Sallie u krijua në atë mënyrë që të mësojë në kohë të duhur, të ketë vizione, të dëgjojë, të flasë dhe të lëvizë si dhe të marrë vendime. Ky zbulim është një aspekt kritik i të menduarit të vërtetë.
Përgjegjësi i “Future AI”, Charles Simon ka sqaruar se tanimë komponenti i parë i të mundësuarit të të kuptuarit ashtu si tek njeriu, po mëson për rrethin. Sallie sipas tij i njeh objektet përmes vizioneve, mësohet të bëjë pyetje dhe të drejtohet pa informacion fillestar.
Ai ka thënë se puna e tyre i paraprinë algoritmave të rinj që stimulojnë qarqet e neuroneve biologjike me teknika të nivelit të lartë të inteligjencës artificiale.
Sallie mund të nxjerr një përfundim për një objekt që nuk e kupton, psh mund ta demontrojë atë, që është ngjashëm me të mësuarit në botën reale pa i shënuar të dhënat për të.
Ky softuer i “Future AI” krijon lidhje vetë në mes sensorëve të ndryshëm të botës reale, ashtu siç interpreton truri i njeriut çdo gjë që di.
Softueri Sallie imiton procesin e të menduarit të njeriut filluar me të perceptuarit.
Me fjalë të tjera, Sallie përbëhet nga një mendje e përqendruar në kompjuter, ndërkaq shfrytëzon një podium me shumë ndjenja dhe aftësi të cilat ia mundësojnë sistemit që të mësojë nga ambiente të vërteta dhe të fitojë të kuptuarit rrënjësor të objekteve fizike, të efektit dhe të kalimit të kohës.
Teknologjia e Sallie dhe njohuritë që kërkon ajo do të inkorporohen në aplikacone ekzistuese të Inteligjencës Artificiale, ku në mënyrë radikale do të përmirësohen edhe përkthimet e gjuhëve, vizioni i kompjuterit, sistemi i automatizuar i shërbimit të konsumatorëve, si dhe shumë sistemeve të tjera bashkëvepruese me njeriun./21Media

Back to top button