Mbi 95 mijë qytetarë dolën nga Kosova për tre ditë
Më 9 korrik kur është festuar Kurban Bajrami, 32 mijë e 931 qytetarë kanë zgjedhur të udhtojnë jashtë Kosovës.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për rtv21.tv se numri i personave që kanë dalur nga vendi, të kontrolluar në Drejtorinë Rajonale Kufitare Perëndimi është 20 mijë e 139, në Drejtorinë Rajonale Kufitare Lindja është 9 mijë e 192, si dhe në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu është 3 mijë e 600.
Po këtë ditë, i lartë ishte edhe numri i personave që kanë hyrë në territorin e Kosovës. Numri i qytetarëve që kanë hyrë në Kosovë nga pikat kufitare është 42 mijë e 365. Prej tyre 23 mijë e 146 janë kontrolluar në Drejtorinë Rajonale Kufitare Perëndimi, 11 mijë e 284 në Drejtorinë Rajonale Kufitare Lindja dhe 7 mijë e 935 në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu.
Ndërsa të dielen, numri i personave që kanë hyrë në Kosovë ishte 29 mijë e 118 dhe atyre që kanë dalur është 29 mijë e 535.
E të hënën, kur po ashtu ishte ditë pushimi në Kosovës, 52 mijë e 51 qytetarë kanë hyrë në territorin e Kosovës, ndërsa kanë dalur 33 mijë e 135 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë funksionojnë 16 pika të kalimit të kufirit.
Drejtoria Rajonale Kufitare Perëndimi, ka nën mbikëqyrje kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë, Malin e Zi, si dhe një pjesë të kufirit me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë. Ka nën kontroll dhe mbikëqyrje pikat e kalimit të kufirit: Vërmicë, Qafë Prush, Qafë Morinë, Kullë, Shishtavec, Orqushe dhe Glloboqicë/Borje.
Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, ka nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Republikës e Maqedonisë, si dhe një pjesë të kufirit shtetëror me Republikën e Serbisë. Ka nën kontroll dhe mbikëqyrje pikat e kalimit të kufirit: Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Muqibabë dhe Glloboqicë.
Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu ka nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Republikën e Serbisë. Ka nën kontroll dhe mbikëqyrje pikat e kalimit të kufirit: Merdare, Jarinje, Bërnjak dhe Mutivodë. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?