Lansohet videoklipi i këngës ”Follow me”
Ka shtatë ditë që kur kënga ”Follow me”, është publikuar dhe ka ardhur në bashkëpunim nga Rita Ora dhe DJ Sam Feldet.
Mirëpo, dyshja mbrëmë e kanë publikuar edhe videoklipin e kësaj kënge.
Në videoklip Rita shfaqet mjaftë tërheqëse duke mbajtur mbi supe një veshje pellushi me ngjyrë vjollcë.
“Videoklipi i “Follow Me” është lansuar!!!! Faleminderit shumë Sam Feldet që më ftove në një këngën kaq të mrekullueshme. Cila është pjesa juaj e preferuar në klip?”, ka shkruar Rita.
Ndërkq, Rita kishte folur edhe më herët për projektin e ri, ku ishte shprehur se kënga ”Follow Me” shërben si një kujtesë për të gjithë që rrethohemi me njerëz që na ndërtojnë dhe qëndrojnë pranë nesh./21Media