Lansonhet çertifikata elektronike e vaksinimit kundër COVID-19
Të gjithë të vaksinuarit kundër Covid-19 tani mund ta shkarkojnë çertifikatën elkotronike të vaksinimit nga platfroma on-line e Kosova.
Këtë e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e cila ka treguar se për ta shkarkuar certifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën pothuaj të ngjashme sikurse të caktimit të terminit për vaksinë, duke iu qasur llogarisë në platformën eKosova.
Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën.

Gjithashtu nga MSH-ja bëhet thirrje që qytetatrët mos të bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.
Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës./21Media