Laporta flet hapur për rikthimin e Iniestas dhe Messit

Rikthimi i Xavi Hernandez dhe i Dani Alves mund të mos jenë lëvizjet e fundit të Barcelonës sa i përket rikthimeve të legjendave sërish në klub.
Xavi u angazhua si trajner i klubit, ndërsa vendimi i tij i parë ishte rikthimi i mbrojtësit të krahut të djathtë,  Alves në skuadër.
Por, tani presidenti i gjigantit spanjoll Joao Laporta ka folur edhe për mundësin e rikthimit të dy ikonave të tjera të Barcelonës. Bëhet fjalë për dyshen Andres Iniesta dhe Lionel Messi për të cilët Laporta ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që diçka e tillë të ndodh në të ardhmen.
“Nuk mund të përjashtoj asgjë, ndodhin me Danin, mosha është vetëm numër. Ata janë dy lojtarë fantastik por unë nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodh nesër. Ata janë ende duke luajtur dhe kanë kontrata. Kurrë nuk i dihet”, ka thënë Laporta.
Kujtojmë që Lionel Messi u largua nga Barcelona verën e këtij vitit drejt Paris-Saint-Germain dhe atë si lojtar i lirë.

Back to top button