Largohen edhe 51 qytetarë afganë nga Kosova

Sot janë larguar 51 qytetarë afganë nga Kosova. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka treguar se ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në SHBA.

“Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera.
Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.


Largimi i afganëve nga Kosova ka nisur ditë më parë. Grupi i parë që u largua ishte prej 117 shtetasve afganë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e kishte konfirmuar shefja e kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Jeta Tela./21Media

Back to top button