Largohet nga Gaza familja shqiptare prej 5 anëtarësh, nëna me 4 fëmijët e mitur

Ministri Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani konfirmoi përmes një postimi në platformën X, se janë larguar nga Gaza shtetasit e parë shqiptare, një grua me 4 femijet e saj te mitur.

”Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës”, tha Hasani

Hasani shton se nëna shqiptare me fëmijët ndodhën të sigurtë në Egjipt në pritje për kthimin e shpejtë në Shqipëri, ndërsa po punohet edhe per kthimin e disa shqiptarëve të tjerë që ndodhën në Gaza, zonë lufte aktualisht.

”Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”, tha Hasani./Vizionplus

 

Back to top button