Largohet nga Kosova grupi i fundit i afganëve

Sot janë larguar nga Kosova edhe grupi i fundit i afganëve.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se ky grup i afganëve ishin të akomoduar në kampin ”Bechtel”, në Ferizaj.
”Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, kemi pranuar të marrim përsipër këtë proces pa asnjë dilemë dhe me përgjegjësi të lartë. Falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe aleatët tanë, jemi drejt finalizimit të suksesshëm të këtij procesi. Jemi angazhuar maksimalisht bashkë me partnerët tanë që çdo kërkesë e të strehuarve të plotësohet në afat optimal dhe të sigurojmë mirëqenie e kushte të mira për të gjithë”, ka shkruar Sveçla.
Ky i fundit ka theksuar se është shumë i lumtur që si shtet ia kanë dalë mbanë edhe në këtë proces dhe që të gjithë ata që u strehuan në kampin “Bechtel” në Kosovë po nisin një jetë të re në shtetet mikpritëse./21Media

Back to top button