“Largohuni sa më shpejt nga qyteti” u tha njerëzve kryebashkiaku i Boryspilit
Banorëve të qytetit ukrainas të Boryspil-it, pranë Kievit, u është kërkuar të largohen nga zona nëse munden, ndërsa luftimet kundër forcave ruse po afrohen.
“I bëj thirrje popullatës civile që të jetë e zgjuar, të kontaktojë qendrën tonë të thirrjeve dhe të largohet nga qyteti sa më shpejt që të shfaqet një mundësi”, ka thënë kryetari i bashkisë, Volodymyr Borysenko.
Ai është shprehur se njerëzit duhet të evakuojnë qytetin nëse nuk janë në gjendje, pasi “tashmë po zhvillohen luftime në zonën përreth tij”.
Disa banorë janë të vendosur afër aeroportit ndërkombëtar Boryspil të Kievit – aeroporti më i madh i Ukrainës, i cili është në mesin e një numri fushash ajrore të bombarduara nga Rusia muajin e kaluar.
Boryspil është rreth 40 km (25 milje) në lindje të Kievit qendror./21Media