Largoni erën e këmbëve me këto produkte

Era e këmbëve i vë njerëzit në siklet e sidomos nëse janë të ftuar diku. Por, a e keni ditur se ka shumë ilaçe shtëpiake për trajtimin e erës së këmbëve.
Çaji i zi
Futja e këmbëve në çaj të zi ndihmon në disa mënyra.
Së pari, i mbyll poret, gjë që bën që këmbët tuaja të djersiten më pak.
Së dyti, çaji i zi ka veti antibakteriale të cilat  i vrasin mikrobet që i bëjnë këmbët tuaja të mbajnë erë.
Thjesht, vloni dy filtra të çajit të zi në tri gota me ujë dhe pasi të ftohet uji mund t’i futni këmbët për disa minuta.
Soda e bukës
Një ndër deodorantët më të famshëm natyralë në planet, është soda e bukës.
Përzieni një lugë gjelle të sodës së bukës me një litër ujë të nxehtë. Futni këmbët tuaja aty për 15-20 minuta dhe pastaj thani këmbët.
Gjithashtu, është ide e mirë që të futni pak sodë buke në këpucët tuaja gjatë natës dhe ta hiqni atë në mëngjes./21Media
 

Back to top button