11 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3345 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 539 qytetarë.
Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 11 qytetarë:
4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç.
Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 153,619 që nga fillimi i epidemisë.
Të prekurit janë në këto bashki:
211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastër, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos./oranews