Latifi refuzon t’i përgjigjet pyetjes së deputetit të Listës “Guxo”

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka refuzuar t’i përgjigjet deputetit të Listës Guxo, Burim Meta, lidhur me një projekt të Qeverisë me Bankën Botërore për shëndetin mendor.
Meta e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë se deri ku ka mbërritur procedura lidhur me projektin.
Latfii ka thënë vetëm se në këtë proces të punës kanë shumë projekte që do t’i fillojnë shumë shpejtë, porse nuk i është përgjigjur Metës lidhur me projektin.
Meta kërki sërish sqarim për pyetjen e tij nga Latifi
“Nuk desha me pas pyetje por këto që i tha, gjithçka munden me qenë pos përgjigja që e kërkova. Të lutem më thuaj, ku është projekti me Bankën Botërore që është bërë përmes Qeverisë. Më thuaj të lutem”, ka thënë Meta.
Mnistri Latifi ka refuzuar të përgjigjet kur Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pyetur se a dëshiron të përgjigjet./21Media

Back to top button