Rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve

 
Rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve, kështu ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu
“Rruga Prishtinë-Podujevë është rrugë e torturës dhe rrugë e rreziqeve. Është një anomali e përgjithshme çka kemi parë ne në Ministrinë e Infrastrukturës, rrugët nuk projektohen si duhet dhe nuk kryen shpronësimet si duhet… Kanë mbetur pjesa e finalizimit të rreth-rrotullimit dhe eliminimit të rreziqeve, dhe pritet të fillojnë punimet gjatë muajit prill dhe një deri në dy muaj është afati i realizimit të këtyre punimeve”, ka deklaruar ai./21Media

Back to top button