Latifi: Spitali i fëmijëve “Sheikha Fatima”, mund të hapet në fund të marsit

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi sot në seancën pleanare tha se Spitali i Fëmijëve “Sheikha Fatima”, mund të hapet në fund të muajit mars.
Sipas Latifit, vonesa e hapjes së këtij spitali duhet të jetë mësim për institucionet e Kosovës.
“Besoj se mospërfillja e mësimit mund të na kushtojë shumë edhe sa i përket pacientëve edhe donatorëve, sipas informacioneve që unë kam, nëse arrijnë të gjitha instrumentet në shkurt, mund ta hapim Spitalin me të gjitha funksionet në fund të marsit”, tha Latifi./21Media

Back to top button