Laura Fazliu nënkampione e Evropës, Driton Kuka trajneri më i mirë
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është shpallur sot nënkampione e Evropës për herë të parë në karrierë. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Kampionatin Evropian “Sofia 2022”. Fazliu fitoi katër fitore, teksa në finale u mposht nga xhudistja britanike, Gema Houell. Xhudoja kosovare shënoi sot një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, ku trajneri Driton Kuka u shpall trajneri më i mirë i xhudisteve në Evropë për vitin 2021./21Media