Lautaro Martinez vazhdon kontratën me Interin

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez (26) ka vazhduar kontratën me Interin deri në vitin 2029.
“Interi konfirmon se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Lautaro Martinez”, njoftoi klubi në komunikatën e tij për shtyp.
“Martinez nënshkroi një kontratë që skadon më 30 qershor 2029”, shtoi Interi.
Martinez mbërriti në “San Siro” në vitin 2018 nga Racing e Argjentinës për 23 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se sipas kontratës së re ai duhet të fitojë nëntë milionë euro në sezon dhe bonuse.
Në 282 paraqitje për Interin, Martinez shënoi 103 gola në të gjitha garat, duke fituar dy tituj kampionë italianë (2021 dhe 2024) dhe dy edicione të Kupës së Italisë (2022 dhe 2023).
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?