Lavrov akuzon Kievin për ambicie bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë në Konferencën e OKB-së se është koha që armët bërthamore amerikane në Evropë të kthehen në shtëpi.
Lavrov pritej të shfaqej personalisht në Gjenevë, por ndalimet e udhëtimit e penguan këtë – kështu që në një mesazh të regjistruar paraprakisht ai tha se Rusia ishte e gatshme të fliste për stabilitetin strategjik me SHBA-në, por ai paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, transmeton rtv21.tv.
Ai gjithashtu dukej se ofronte një justifikim të ri të pushtimit rus në Ukrainë – për të parandaluar që Ukraina të merrte armë bërthamore.
Shumë ambasadorë, përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, SHBA-së dhe BE-së, u larguan ndërsa Lavrov filloi të fliste./21Media

Back to top button