Lavrov: Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një një konferencë për media në Moskë thotë se presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se “alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore” dhe Lavrov vazhdon duke thënë se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”.
Ai thotë se kjo është vetëm në kokat e politikanëve perëndimorë dhe nuk është në kokat e popullit rus, transmeton rtv21.tv.
“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë për mendimin tim plane të tilla po bëhen”, thotë ai./21Media

Back to top button