Spanja do të dërgojë granatahedhës dhe mitralozë në Ukrainë

Spanja do të dërgojë 1 mijë e 370 granatahedhës antitank në Ukrainë të premten si pjesë e dërgesës së saj të parë të armëve sulmuese për të ndihmuar kundër pushtimit rus.
Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles tha senNgarkesa do të përfshijë gjithashtu mitralozë të lehtë dhe 700 mijë fishekë pushkë dhe municione mitraloz, transmeton rtv21.tv.
“E gjithë kjo do të shkojë me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni afër kufirit, ku zyrtarët ukrainas do ta marrin atë,” tha Robles në një intervistë natën vonë në kanalin televiziv spanjoll Antena 3.
Robles tha se armët “janë shumë të rëndësishme sepse materiali lejon një mbrojtje shumë të individualizuar, madje edhe nga njerëz që nuk kanë shumë përvojë në përdorimin e armëve”.
Pas ditëve të tëra që theksoi ndihmën e saj humanitare për Ukrainën, si dhe dërgimin e disa pajisjeve ushtarake mbrojtëse, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi se “Spanja do t’i dorëzojë rezistencës ukrainase materiale ushtarake sulmuese” në parlament të mërkurën./21Media

Back to top button