Lavrov: Nuk e pushtuam Ukrainën

Që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën gati katër muaj më parë, mijëra civilë janë vrarë dhe qytete të tëra janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Por të enjten, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin.
“Ne nuk e pushtuam Ukrainën,” pohoi ai, shkruan BBC.
“Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal”, shtoi ai.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, Lavrov ka dhënë vetëm disa intervista për mediat perëndimore, transmeton rtv21.tv.
Ai përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit se kishte nazistë në Ukrainë. Zyrtarët rusë shpesh pretendojnë se ushtria e tyre po “de-nazifizon” vendin./21Media

Back to top button